Përdorues të nderuar,
Kërkesat për kthim ose anullim dërgohen me e-mail tek: info@euroclima.al brenda 2 ditëve nga data e dorëzimit te produktit. Në kërkesën e bërë bleresi (konsumatori) duhet të shpjegoje arsyet për kthimin. Ne rezervojmë të drejtën për të mos e pranuar kërkesën e blerësit per kthimin e produktit, nese motivi i ankesës eshte i paarsyeshem dhe i pajustifikueshem. Produkti i kthyer duhet të jetë në të njëjtën gjendje në të cilën ju është dorëzuar (si i ri), i mbyllur dhe me paketimin origjinal të pa dëmtuar. Nuk ka kthim te produktit nese eshte perdorur, i hapur ose i keq trajtuar .
Ne proceduren e kthimit, produkti duhet te shoqerohet me faturen e dorzimit te mallit, detajet perkatese, si dhe arsyen e ketij kthimi. Pas pranimit nga ana e kompanise se produktit te kthyer, bleresi (konsumatori) ka te drejte te marre te njejtin produkt (te nderruar) ose vleren e rimbursuar.
Rimbursimi do të përfundojnë brenda afatit nëntëdhjetë (90) ditë nga data që ne kemi marrë produktin, pasi shërbimi postar të përcaktojë tarifat e tij , si edhe të gjitha diferencat që mund të rrjedhin nga ndryshimi i çmimit do të paguhet nga ana e konsumatorit. Në raste të përsëritura të rimbursimit ose rimbursime të bazuara në abuzimin me të drejtën e kthimit, kompania ka të drejtë të refuzojë për kthimin e produktit, edhe në qoftë se kushtet janë plotësuar dhe përmbushur në përputhje me rrethanat e paracaktuara.
Këto terma nuk duhet të prekin asnjë të drejtë të konsumatorëve, te siguruara nga ana jonë.